Tortilla spanjolle me Salamini

9874

Një recetë e shijshme me qumësht dhe salamini. Gatimi bëhet më i veçantë dhe pikant nga specat djegës, korriandra etj.

 
Përbërësit
  • vezë
  • 80 ml qumësht
  • 100 gr sallam pikant(salamini)
  • 1/4 kokrre qepë
  • 1/3 spec jeshil
  • 1/3 spec djegës
  • 80 gr kërpudha
  • 80 gr djathë Skarmorsa
  • 6 kokrra domate qershi
  • koriandër (i freskët)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Përgatitja
    1
    Në një tigan që nuk ngjit shtojmë vaj ulliri.
    2
    Pasi është nxehur fillojmë me gatimin e salaminit.
    3
    Qepën e lemë të zbutet pak. Më pas vazhdojmë me specat, kërpudhat e domatet qershi pa i djegur.
    4
    Shtojmë pak gjalpë dhe e lemë të shkrijë, ndërkohë që përziejmë vezët me qumështin dhe i vemë në tigan të gatuhen në temperaturë të mesme.
    5
    Tre-katër minuta para se të përfundojmë gatimin shtrojmë djathin dhe presim të shkrijë.
    6
    Kthejmë tortillan në një dërrasë ose pjatë të cekët, që të kemi pjesën e pjekur lart.
    7
    Presim pak korriandër të freskët dhe e hedhim sipër.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.