Fërgesë në 2 minuta; Receta shqiptare nga Living

0.9fergese

Përbërësit:

 500 g mëlçi 500 g gjizë 2 qepë 2 hudhra 1 lugë miell misri 1 spec i kuq 1 spec djegës 2 domate 250 ml ujë Vaj ulliri Kripë Piper

Përgatitja:

Presim mëlçinë në copa dhe e kaurdisim në tigan me vaj ulliri derisa të skuqet dhe e heqim nga tigani. Po aty skuqim qepën pasi e kemi prerë imët, presim gjithashtu specin e kuq, atë djegës dhe hudhrën. Pasi skuqet qepa dhe speci, shtojmë kripë, piper dhe miellin e misrit. Më pas shtojmë domatet e grira dhe ujin, gjizën dhe mëlçitë e skuqura, gjithashtu e aromatizojmë me hudhra të copëtuara dhe spec djegës. Të gjithë masën e vendosim në tavë dheu dhe e pjekim për 40 minuta me 180 gradë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.