Në dy minuta jo më shumë; Sallatë orizi shumëngjyrësh

0.9recete.sallate

Përbërësit: 300 g oriz 100 g proshutë 150 g djathë i butë 100 g ullinj të zinj 100 g kastraveca turshi 150 g domate të vogla ½ spec i kuq ½ qepë e kuqe 1 kuti Ton Rukola Kripë Piper Vaj ulliri

Përgatitja:

Ziejmë orizin në ujë me kripë, e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë. E vendosim në tas dhe shtojmë pasi kemi grimcuar imët qepën, specin, kastravecat . Presim në kubikë djathin dhe ndajmë në mes domatet dhe ullinjte, i shtojmë te orizi. Shtojmë tonin pasurojmë shijen me rukola, e marinojmë të gjithë sallatën me kripë, piper dhe vaj ulliri. E vendosim të ftohet në frigorifer dhe e shijojmë të freskët.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.