I shpejtë dhe super i shijshëm; përse për Krishtlindje duhet të bëni gjel deti të mbushur me salsiçe e djathë

gjel deti i mbushur me moll euml hd 780x439

E ç'kuptim do të kishin festat pa gjelin tradicional të tryezës së fundvitit? Disa preferojnë ta gatuajnë për Krishtlindje, kurse të tjerë për Vitit të Ri.  Në qoftë se mendoni se gjeli shkon vetëm me përshesh gaboheni, pasi Linda ju propozon një recetë që do ju lërë pa fajlë: gjel deti të mbushur me salçiçe dhe djathë. Ndryshe nga ai me fruta të thata, ky me salsiçe ka më pak punë dhe shije më të plotë, për shkak të mishit . Në ditët e ardhshme do sjellim alternative të tjera.

Përbërësit : 1 gjel 2.5-3kg 250g salsiçe e freskët 150g mish i grirë viçi 100g mish i grirë lope 2 vezë 150g spek në feta të holla 4 lugë gjellë Parmigiano të grirë 2 feta bukë të bardhë për tost pak qumësht për të lagur fetat e bukës 4-5 gjethe sherbele (nëse nuk ju pëlqen mos e përdorni) 1 tufë majdanoz ½ qepë verë e bardhë ose lëng zarzavatesh kripë, piper, pak vegeta pluhur pak gjalpë

Përgatitja : Përgatisim mbushjen: heqim lëkurën e salsiçeve dhe I grijmë me dorë në thërrime të vogla, lagim me qumësht fetat e bukës, spekun e ndajmë në copa të vogla. Në një tas hedhim mishrat e grirë, spekun dhe salsiçet. I përziejmë mirë me dorë duke shtuar vezët dhe djathin Parmigiano. Grijmë imët gjethet e majdanozit, sherbelës dhe qepën, i shtojmë te përzierja që kemi te tasi. Shtojmë tani dhe bukën e lagur duke e shtrydhur me dorë qumështin e tepërt. E rregullojmë për kripë, piper dhe vegeta. E lyejmë nga brenda gjelin me pak gjalpë dhe më pas e mbushim, lidhim këmbët dhe nëse keni mundësi, qepeni te barku që të mos dalë mbushja (mjafton një gjilpërë e trashë dhe fije për kuzhinë) në rast të kundërt vini shkopinj shishqebapi. Që këmbët të mos i digjen, e mbështjellim me letër alumini.

E vëmë tani gjelin në një tavë ku ai të qëndrojë shtrënguar. E lyejmë mirë me gjalpë të tretur gjithë sipërfaqen e tij. E kriposim dhe e fusim në furrë të ngrohur më pare me 200° duke shtuar pak lëng te tava. Duhet të piqet për 3 orë afërsisht. Në 30 minutat e para e mbajmë temperature 200°, sa të krijojë ngjyrë në sipërfaqe dhe më pas e ulim temperaturën në 180° për të vazhduar pjekjen e tij. Herë pas here e lagim me verë të bardhë ose lëng zarzavatesh që të mos thahet. Nëse është nevoja, mbulojeni me letër alumini nga fundi i kohës së pjekjes së tij që të mos digjet në sipërfaqe. E shërbejmë me patate të vogla të pjekura ose sipas dëshirës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.