Tartë Bocconotti me reçel kumbulle dhe fiku

embelsireee

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:
250 g miell tipi 00
1/2 bustinë sodë për ëmbëlsira (8 g)
3 vezë të vogla ose 2 të mëdha
70 g dhjamë derri ose gjalpë në temperaturë ambienti

150 g sheqer
1 majë thike kripë
1/2 lugë e vogël kanellë ose edhe më shumë nëse ju pëlqen
PËR MBUSHJEN:
reçel rrushi ose kumbulle
sheqer pluhur për t’i Tspërkatur sipër

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180°C. Në një tas hedhim miellin dhe sodën me sitë, hapim një gropë në mes dhe hedhim vezët, dhjamin/gjalpin, sheqerin dhe pak kripë e kanellë. I përziejmë me dorë, derisa të kemi një brumë homogjen. Hapim me petës brumin, jo shumë hollë, veshim format, të cilat i kemi lyer më parë me gjalpë, i mbushim me reçel dhe
sipër vendosim petë për t’i mbyllur. I pjekim për rreth 25 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë të artë lart e poshtë. Kur të jenë ftohur plotësisht i spërkasim me sheqer pluhur. Në Pulia këto shoqërohen zakonisht me verë moskat.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.