Tavë me lazanja dhe perime, ja receta

00.2lazanja.perime.receta651254

Për të përgatitur një tavë të shijshme me lazanja dhe perime të stinës ju duhen këto përbërës:

-1 pako lazagna

-500 gr mish i grire

-3 qepe

-2 kunguj

-djath kaçkavall i grire

-3-4 domate te grire

-beshamel (përgatitet me gjalp, miell dhe 1 litër qumësht)

-kripe,piper dhe vaj ulliri

Përgatitja:

Qërojmë qepët dhe i skuqim në një tigan. Pasi të kenë marrë ngjyrë të mirë, hedhim kungujt që i kemi grirë me rende, i kauardisim mirë e mirë pastaj hedhim mishin e grirë.  I përziejmë së bashku dhe hedhim salcën me domate. I përziejmë së bashku, hedhim kripën dhe piperin dhe një gotë ujë që të ziej pak mishi.

Ndërkohë në një tepsi, hedhim pak salcë domateje dhe fillojmë e shtrojmë petët e lazanjës dhe i hedhim masën e kimës që kemi bërë dhe kështu shtrojmë shtresat e petës 4 herë, në fund hedhim djathin kaçkavall të grirë dhe beshamelin sipër. E fusim në furrë e pjekim me 200 gradë celcuis...dhe në fund është gati.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.