Vera e ngrohtë në kushte shtëpie, ja receta
Përziejmë një shishe vere të kuqe me 125g sheqer, 1 mollë jeshile të ndarë në feta, lëkurën e 1 portokalli dhe limoni bio të prerë në rripa të hollë, 1 shkop kanellë, 5 karafila dhe pak arrë moskat. I ziejmë në zjarr për 5 minuta ose derisa të shohim që sheqeri është tretur plotësisht. E shërbejmë të ngrohtë.
Pije joalkoolike:
ngrohim 100ml lëng molle ose rrushi bashkë me feta molle, lëkurë portokalli bio, 1 shkop kanelle dhe pak arrë moskat. E shërbejmë të ngrohtë.
LEXO TE NGJASHME