Kek me rrush të thatë
Receta e kekut me rrush te thate qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje embelsire shume e bute dhe e lehte per tu konsumuar per mengjes ose per zemer se bashku me nje gote qumesht apo çaj.
Perberesit
- 260gr miell 00
- 250gr gjalp ne temperature ambjenti
- 250gr sheqer
- 150gr rrush te thate
- 3 veze te plota+2 te verdha
- 80ml konjak
- 1 pako te vogel pluhur pjekes
- 1 pako te vogel vanilje
- lekuren e 1 limoni
- pak kripe
Vendosim per tu regjur ne nje ene rrushin e thate se bashku me konjakun per rreth gjysme ore (nese do t’ia sherbeni edhe femijeve, zevendesojeni konjakun me uje ose arome rumi te tretur ne uje).
Nderkohe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme vezet e plota nje nga nje duke patur kujdes te mos shtojme te dyten nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga perberja, dhe ne fund shtojme edhe te verdhat.
Hedhim miellin e situr, pluhurin pjekes, pak kripe, vaniljen, lekuren e limonit dhe i perziejme shume mire te gjithe perberesit me ndihmen e nje spatule derisa te formohet nje brume homogjen.
Shtrydhim rrushin e thate i cili tashme duhet te jete gati, e kalojme ne pak miell dhe e bashkojme me brumin qe perftuam me siper.
E hedhim perberjen ne nje forme drejtkendore (prej plumcake) me gjatesi rreth 26cm te cilen e kemi lyer me pak gjalp dhe miell dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per rreth 40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit.
E leme te ftohtet per disa minuta ne temperature ambjenti, me pas e heqim nga forma me kujdes dhe e leme te ftohet plotesisht perpara se ta sherbejme te prere ne feta
LEXO TE NGJASHME