Menu për Krishtlindje

Krishtlindjet jane nje nga festat me te shumepritura nga besimtaret e Krishtere ne mbare boten te cilat festohen ne daten 24 Dhjetor ne darke ose ne 25 Dhjetor ne dreke. Per kete arsye amvisat deshirojne qe gatimet e asaj dite te jene speciale, te bukura dhe te shijshme. Me poshte po ju sugjerojme 3-5 receta per secilen nga pjatat, pra antipasta, sallata, pjata te para, te dyta dhe embelsira. Ju duhet vetem te beni zgjedhjen tuaj!

ANTIPASTA

rsz cheese snack christmas 1024x1024

Pako e Krishtlindjes prej djathi – nje antipaste e shijshme e cila do ta bej Krishtlindjen tuaj me festive, me te veçante dhe mbi te gjitha qe mund te pregatitet edhe nje dite perpara duke e ruajtur ne frigorifer.

blinis

Blinis (petulla ruse) – te shoqeruara me salce kosi dhe peshk te tymosur, per shembull salmon.

role me patellxhan dhe kungulleshka

Rolè me kungulleshka dhe patëllxhan të pjekur – jane teper te thjeshta ne pregatitje, dhe gjeja me e mire: mund ti gatuani 1 dite perpara dhe ti ngrohni ne momentin e fundit. Perveç kesaj, mund ti mbushni ne brendesi me çfare te deshironi: djath dhe proshute, gjize dhe spinaq etj.

veze engjejsh

Vezët e engjëjve – mund ta pregatisni kete antipaste ne ditet tuaja te festave duke kenaqur shijen e çdokujt!

zemer selinoje

Zemer selinoje me krem djathi – shijojeni kete recete ne nje dreke festive mes miqsh duke i shtuar tavolines suaj nje shije mjaft te veçante.

SALLATA

sallate me spinaq dhe luleshtrydhee

Sallate me spinaq dhe luleshtrydhe – nje sallate qe sjell ngjyrat e festes ne tavolinen tuaj.

Sallate me hurma, djath gorgonxola dhe rukola – perveçse si frut me vete, perdorini hurmat per te pregatitur kete sallate te veçante!

Sallate me rukola, dardhe, grana dhe arra – nese i shtojme edhe disa kokrra shege te kuqe, kthehet ne nje sallate tipike Krishtlindjesh.

PJATA E PARE

Rizoto me shampanje dhe skampi – nje pjate e pare teper e veçante dhe e rafinuar.

Krepa me kerpudha, proshute dhe djath – nje recete qe nuk te zhgenjen asnjehere!

Tarte tatin me kungulleshka dhe domate – torte e kripur mjaft e veçante, si nga pamja ashtu dhe nga shija.

Njoki me shafran – shafrani, nje nga erezat me te kushtueshme dhe me te vleresuara ne mbare boten, i jep nje shije fantastike dhe ngjyra festive kesaj pjate.

PJATA E DYTE

Mish viçi me tre salca – te shoqeruar me garniture patate furre (klasike) apo patate fizarmonike (pak me e sofistikuar).

Rosto derri klasike me patate

Rose e pjekur –  rosa e pjekur eshte nje nga ato pjata per te cilat ja vlen te shpenzosh kohe duke e gatuar: mishi i saj eshte teper i shijshem (sidomos pjesa e gjoksit) dhe i ushqyeshem.

Qofte te mbushura me kerpudha – te shoqeruara nga nje garniture te veçante siç mund te jete patate me pana ne furre.

Fileto derri alla Strogonoff – e servirur mbi nje shtrat kus kus.

EMBELSIRA

Rolè me arra dhe krem kafe – per ta bere kete embelsire akoma me festive, mund ta lyeni siperfaqen e saj me kremin ganash me çokollate dhe ta zbukuroni me fruta te thata.

Krem maskarpone me fruta pylli – nese nuk doni te shpenzoni shume kohe duke pregatitur embelsiren e Krishtlindjeve, atehere kjo eshte receta perfekte per ju!

Torte me lajthi dhe krem pana

Pandoro e mbushur – shnderrojeni nje pandoro te thjeshte te cilen mund ta blini te gatshme, ne nje embelsire teper te bukur si vizualisht ashtu dhe te shijshme.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.