Ëmbëlsira e Krishtlindjes, panetone, historia dhe receta e saj tradicionale

00.5panetone light05215348412

Po afrojnë festat e fundvitit dhe ëmbëlsira tradicionale e Krishtlindjes është Panetona. Të gjithë duam ta shijojmë në tryezën festive, por a e dini se ku e ka origjinën kjo ëmbëlsirë?! Panetone është një ëmbëlsirë italiane që lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli i XIV.

Panetona tradicionale e Milanos ka një formë më të stërgjatur por ekziston edhe versioni i saj më i shkurtër dhe më i rrumbullakët që është përhapur më shumë në zonën e Piemontes. Ëmbëlsira njihet për strukturën e saj të butë dhe për aromën e saj karakteristike. Më poshtë ju sjellim recetën standarte, por në ditët e sotme gjithsecili mund të fusë produkte ekstra duke e bërë sa më të personalizuar në bazë të shijeve të tyre.

Përbërësit per të përgatitur një Panetone:
175 gr miell

4 kokra vezë
250 gr gjalp i shkrirë

1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj.
100 gr bajame të prera në feta të holla
200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)
1 lugë kanellë
½ lugë sodë buke
1 majë luge karafil pluhur
1 lugë ekstrakt vanilje
1 gotë lëng portokalli
1 gotë lëng limoni
150 ml konjak ose rum

Përgatitja:

Si fillim vendosni një tigan në një zjarr të ngadaltë dhe aty hidhni konjakun ose rumin. Më pas vendosni gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Këtë masë vendoseni në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti për 30 minuta.

Pasi masa të jetë ftohur hidhni në të miellin, sodën e bukës, kanellën, karafilin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, , vaniljen, vezët, dhe përziejini të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një brumë I butë. Tashmë është koha që të merrni enën në formën e kekut dhe ta lyeni me gjalpë.

Hidheni brumin në enë dhe mbi të shtoni bajamet e prera. Futeni të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë, dhe ju bëftë mirë!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE REJA

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.