Receta, super ëmbëlsira që duhet provuar para festave

0.6kek portokall receta embelsira shqip artigatimit02151465120

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:


-180 g sheqer
-3 vezë
-250 g djathë Mascarpone
-1 majë thike kripë
-lëkura e një limoni organik, e grirë në rende
-150 g miell orizi + 100 g miell pa gluten
-komposto pjeshke (rreth 300 g)
-12 g sodë për ëmbëlsira


PËRGATITJA:
 

Në robot ose me rrahësen elektrike rrahim vezët me sheqerin për 5 minuta, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë djathin Mascaporne me lugë, lëkurën e limonit, miellin e orizit, miellin dhe sodën me sitë, pa ndërprerë përzierjen e tyre. Shtojmë pjeshkat, të prera në copa të vogla dhe i përziejmë me brumin, me spatul. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi ose të shtruar me letër furre dhe e pjekim për afërsisht 40 minuta. Pasi të marrë ngjyrë sipër, e mbulojmë me letër alumini që të mos digjet. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe, kur ajo të dalë e pastër, keku është gati. E heqim nga tava pas 10 minutash.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.