Mëngjes i bukur me një smoothie me karrota
Niseni mëngjesin shëndetshëm dhe plot energji me një smoothie me karrota. Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.
Përbërësit
2 karrota
1 nektarinë
2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)
1 kivi
3 lugë kos
Përgatitja
Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!
LEXO TE NGJASHME