Si te pergatisni puding super te shijshem per vetem 6 minuta.

pu54545ding cover

Ëmbëlsirat kanë gjithmonë vend në një nga vaktet e ditës kështu që sa më shumë receta të dini dhe sa më të thjeshta të jenë aq më mirë është për ju. Bëjini qejfin vetes ose fëmijëve tuaja me këtë recetë supër të thjeshtë që nuk do t’ju marr më shumë se 10 minuta dhe që ka një shije fantastike!

Puding Hot Mocha

Përbërësit:

150 ml qumësht
50 gr kumbulla të thara
2 lugë çaji kafe të sapo bërë
50 gr gjalp
50 gr sheqer
1 vezë
50 gr bajame të thërrmuara
2 lugë gjelle kakao
1 lugë gjelle miell që fryhet

Përgatitja
Miksoni qumshtin me kumbullat dhe kafenë në një mikser dërisa të bëhet masë homogjene. Shtoni gjalpin, sheqerin, vezët, bajamet, kakon, miellin dhe pakëz kripë dhë përziejini sërish.
Hidhini në masat që keni në plan për të vendosur pudingun ( mos përdorni masa që janë prej metali). Futini në mikrovalë dhe lërini në nxehtësi mesatare për 6 minuta. Pasi t’I nxirrni pudingu do të duket I lëngshëm por është në rregull. Lërini të qendrojnë në temperaturë ambienti për 5 minuta dhe nëse dëshironi mund t’iu shtoni sipër një kupë akullore apo pak liker, sipas dëshirës!

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.