Fileto merluci te pjekur me rizoto integrale dhe vanilje

fileto merluc i t euml pjekur me rizoto integrale dhe vanilje hd 780x439

Përbërësit:

• 2 peshq merluc nga 200 gr secili 
• 80 gr oriz i zi integral 
• 1 vanilje e freskët 
• vaj ulliri 
• 1 qepë e vogël 
• kripë, piper 
• 500 gr lëng perimesh 
• pak kanellë 
• 50gr verë 
• 1 kub gjalpi 
• pak djathë maskarpone

Përgatitja:

Pastrojmë peshkun duke hequr vetëm kockën kryesore. Në një tepsi të vogël vendosim peshkun, të cilin e kemi skuqur për 1 minutë nga krahu i lëkurës në një tigan. Pjekim pastaj peshkun në furrë për 7-8 minuta.

Përgatitja e rizotos: Në një tenxhere të vogël skuqim qepën, hedhim orizin integral dhe e shuajmë me verën. Vazhdojmë zierjen përreth 40-45 minuta në temperaturë të ulët duke trazuar gradualisht dhe duke shtuar avash-avash lëngun e perimeve aq sa të nevojitet. 
Në fund shtojmë gjalpin, djathin mascarpone dhe kanellën.

Vaji i vaniljes: Vendosim vaniljen të hapur në mes në vaj ulliri. Ndërtojmë pjatën duke vendosur në fillim peshkun, pastaj shtojmë rizoton dhe e spërkasim me vajin e vaniljes. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.