Ëmbëlsirë me kajsi, ja receta
Përbërësit:
-400 gr kajsi
-1 vezë
-100 gr sheqer
-1 pako sheqer vanilije
-170 gr gjalpë i shkrirë
-120 ml qumësht
-170 gr miell
-1/3 pako sheqer pluhur
Hapat:
1.Marrim një enë të madhe, tundim vezën me sheqer pastaj shtojmë gjalpin.
2.Shtojmë miellin, pluhur për pjekje dhe tundim mirë, në fund shtojmë qumështin.
3.Marrim një tepsi, ia vendosim letrën për pjekje, kajsitë i ndajmë në katër pjesë dhe i vendosim në tepsi.
4.Masën e fituar nga brumi me kujdes e vendosim mbi kajsi.
5.Ëmbëlsirën e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 30-35 minuta.
6.Ju bëftë mirë!
LEXO TE NGJASHME