Akullore shtëpie, ja receta
Përbërësit:
7-8 pluhur akulloresh
2 gota qumësht
3 vezë
2 lugë nisheste
2 lugë arra ose bajame të pjekura
1 vanilje
1 lugë gjalpë
1 lugë reçel
Hapat:
1.E derdhim qumështin në një tenxhere dhe e lëmë të vlojë, pas vlimit e largojmë dhe e lëmë të ftohet pak.
2.Më pas rrahim vezët , hedhim nishestën, pluhurin e akulloreve dhe shtojmë qumështin me gjalp.
3.I përziejmë dhe i lëmë të ziejnë, derisa të marrin valë, i heqim nga zjarri dhe pasi të ftohen pak, hedhim vaniljën, arra ose bajamet e pjekur, të shtypura.
4.Masën e lëmë të ftohet dhe e vëmë në frigorifer të ngrihet.
5.Ju bëftë mirë!
LEXO TE NGJASHME