Tost në salmon të tymosur dhe vezë, ja receta e thjeshtë
Përbërësit
-4 feta bukë
-4 feta salmon i tymosur
-5 vezë
-20 gr gjalpë
-125 ml qumësht
-5 lugë vaj vegjetal
-1 lugë Uthëll balsam
-250 gr sallatë
-1 lugë koper
-kripë
-Biber i zi
Hapat
1.Zieni në një tigan plot me ujë 4 vez për 7 minuta, në një tas rrahni vezën e mbetur kriponi dhe biberoseni.
2.Në një enë të madhe në zjarr mesatar, treteni gjalpin, zhyteni secilën fetë buke në qumësht dhe pastaj në vezën e rrahur.
3.Fërgojeni bukën në gjalpë për 2 minuta, ktheni fetat dhe fërgojini për 2-3 minuta të tjera, derisa të marrin mirë ngjyrë.
4.Trazoni vajin me uthëll balsam, vendoseni sallatën në një pjatë të thellë shtoni salcën, vajin, uthëlln, kripën dhe trazojeni mirë.
5.Vendosni bukën e fërguar në pjata të veçanta dhe mënjanë sallatën, shoqërojeni çdo fetë buke me një fetë salmon të tymosur.
6.Qërojini vezët e ziera dhe vini nga një në çdo fetë buke, spërkateni me koper, kripë e biber.
7.Ju bëftë mirë!
LEXO TE NGJASHME