Freskues natyral ajri, ja një mënyrë e thjeshtë për ta krijuar
Ritmi i shpejtë i jetës sonë do të thotë se shpeshherë e injorojmëaromën e keqe e cila mund të ketë ndikime në disponimin dhe emocionet tona.
Por imagjinoni tani aromat tuaja të preferuara: qoftë nëse ështëaroma e një buke të sapo pjekur,aroma e një kafeje të ngrohtë, apo aromat e freskëta të pyllit.
-Lajmi i mirë është se aroma të freskëta mund të bëni edhe ju vetë në shtëpinë tuaj – dhe pa përdorimin e kimikaleve.
-Freskuesi natyral i ajrit me portokall, xhenxhefil dhe bajame.
-Përzierja e aromës së ëmbël të bajameve me aromën e lëngshme të portokajve, e krijon një aromë të përsosur.
-Preni një portokall në copa të trasha të rrumbullakta, vendoseni në një kavanoz, dhe derdhjani pak ujë.
-Pastaj shtojani disa rriska limon për ta freskuar edhe më shumë aromën. Gjithashtu mund të përdorni edhe xhenxhefil të freskët të prerë në copa të vogla.
-Në fund, shtojani disa pika aromë bajame.
LEXO TE NGJASHME