Receta për sheqerpare pa vezë

Screenshot 1

Përbërësit:

-250 gr margarinë
-200 ml vaj
-½ gotë sheqer
-5 gota miell
-1 pluhur për pjekje

SHËRBETI:
3 gota sheqer
3 gota ujë

Hapat:
1.Shkrijmë margarinën,shtojmë vajin dhe sheqerin dhe përziejmë.

2.Shtojmë miell të përzier me pluhurin për pjekje.

3.Përziejmë duke shtuar miell derisa të bëhet një brumë i fortë.

4.Nga brumi marrim masën me dorë sa arra dhe pasi e bëjme në formë topthi e qesim në tepsi të lyer me pak vaj.

5.Shtypim pak me gisht në mes,do të pëlcasin nga pak por prapë do të jetë në regull.

6.Pjekim në 180 gradë për 20 minuta.

7.Ne ndërkohe ziejmë shërbetin dhe lëmë anash.

8.Pasi të piqen sheqerparet dhe të ftohen shtojmë shërbetin e nxehtë,pak nga pak dhe i lëmë të ftohen. Servirim të ftohta sipas dëshirës me sytliash etj. 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.