Recetë për kek me mollë
Përbërësit:
-2 mollë
-gjysmë filxhan çaji gjalpë
-2 vezë
-1 gotë sheqer
-2 gota miell
-1 lugë çaji sodë buke
-gjysmë luge çaji kripë
-1 lugë çaji kanellë
-1 lugë çaji karafil
-sheqer pluhur
Përgatitja:
1.Qëroni mollët, pastrojini dhe prejini në copa të vogla. Shtoni gjalpin, vezët dhe sheqerin në një tas mesatar. Përziejini mirë me një pirun.
2.Hidhni miellin, sodën e bukës dhe kripën në një tas tjetër. Shtoni kanellën, karafilin dhe përzierjen me vezë. Shtoni mollët dhe përziejini mirë.
3.Hidheni përzierjen në një tavë. Piqeni për 1 orë në temperaturën 175 gradë Celcius.
4.Vendosni një racion në një pjatë për servirje. Servireni me pak sheqer pluhur
LEXO TE NGJASHME