Recetë e veçantë e përgatitjes së fli-së
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla.
Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë.
Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele . Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër.
Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo proçedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.
Këtu pasqyruam menyrën e pergatitjes me furrë, por tradicionalisht dhe më e mirë bëhet me Saç.
LEXO TE NGJASHME