Sallatë frutash, receta
Përbërësit për këtë sallatë:
- 150 gr luleshtrydhe
- 2 kokrra kivi
- 2 kokrra pjeshkë
- 1 kokërr limon
- 2 banane
- gjysmë pjepri
- gjysmë ananasi
- 50 gr sheqer
Përgatitja:
Pasi i kemi larë të gjitha frutat, i presim në copëza të vogla katrore. Fillojmë me luleshtrydhet, kivin, pjeshkat, pjeprin, ananasin dhe në fund bananen.
Pasi kjo e fundit ka tendencë të nxihet. Llojet e frutave mund t’i ndryshoni sipas dëshirës, por mos përdorni vetëm fruta të ëmbël. Por nëse e bëni sigurohuni që sheqeri të jetë i një sasie më të ulët.
I hedhim në një enë qelqi dhe shtrydhim kokrrën e limonit sipër. Si hap i fundit na ngelet të shtojmë sheqerin dhe e trazojmë të gjithë së bashku. Këshillohet që sallatën e frutave ta lini në një vend të freskët për të paktën 1 orë, kështu frutat zbuten dhe shkëmbejnë shijet.
LEXO TE NGJASHME