Tortë me fruta mali, ja receta

a53aea3c af17 494e b1b8 c532e6563ccc 0

Përbërësit:

-350 gr biskota Petit Beurre
-150 gr gjalpë
-50 gr cokollatë me qumësht
-pak kripë
-1 sheqer vanilje
-1 lugë gjelle sheqer pluhur
-10 lugë gjelle qumësht
-Pudingu me fruta mali:
-800 ml qumësht
-4 puding vanilje
-150 gr sheqer
-1 sheqer vanilje
-450 gr fruta mali 
-200 gr ajkë për gatim
-Kremi i bardhë:
-300 ml pana ëmbëlsirash
-200 ml ajkë për gatim
-1 sheqer vanilje
-1 lugë gjelle sheqer pluhur

Udhëzimet:

Hapi 1 
Biskotat bluajini, ndërsa gjalpën e cokollatën shkrijini në zjarr të ulët.

Hapi 2 
Pastaj, në biskota shtoni masën e shkrirë dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Përziejini mirë.

Hapi 3
Këtë masë pastaj vendoseni në një kallëp të përmasave 26-28 cm, të cilin e keni mbuluar me letër të vajosur.

Hapi 4 
Frutat e malit shkrijini, kullojini mirë dhe miksojini në blender, në mënyrë që të krijoni një pure.

Hapi 5 
Pluhurin e pudingut trazojeni me pak qumësht, ndërsa qumështin e mbetur ngroheni deri në vlim. Shtoni pudingun e trazuar dhe masën ziejeni në zjarr të ngadaltë derisa të trashet.

Hapi 6 
Pudingun e nxehtë bëjeni bashkë me ajkën për gatim e më pas shtoni purenë e frutave të malit.

Hapi 7 
Kremin e përgatitur hidheni në masën me biskota dhe lëreni të ftohet në temperaturë dhome.

Hapi 8 
Ndërkohë përgatisni kremin e bardhë. Pananë për ëmbëlsira miksojeni me ajkën për gatim dhe sheqerët. Më këtë krem lyejeni tortën e përgatitur, të cilën para konsumimit duhet lënë të qëndrojë në frigorifer për 5 orë.

Hapi 9
Para servimit, tortën mund ta zbukuroni sipas dëshirës.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.