Eskallop me kerpudha, ja receta

eskallopi123

Përbërësit
-150 gr mish viçi
-10 gr miell
-20 gr kërpudha
-20 gr pana
-verë e bardhë
-gjalpë
-kripë
-piper

Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësa pjate, si fillim merrni mishin dhe rriheni atë. Më pas marinojeni me kripë dhe piper dhe në fund lyejeni me miell.
2
Vendosni një tigan në zjarr, hidhni pak gjalpë dhe pasi të shkrijë gjalpi hidhni në tigan mishin që përgatitët pak më parë.
3
Gatuajeni mishin deri sa të fillojë të mpikset dhe më pas shuajeni me verë të bardhë.
4
Më pas hidhni panën, pak më vonë dhe kërpudhat dhe trazojini mirë të gjithë përbërësit dhe lerini të ziejnë derisa pana dhe kërpudha të lidhen sëbashku.
5
Pjata juaj eskallop pana kërpudhë është gati për t’u shijuar. 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.