Menyra me e mire per te gatuar kerpudhat

SCHEMA PHOTO Sauteed Bacon Mushrooms and Herbs Recipe

Kërpudhat janë një burim i mirë fibrash e vitaminash dhe studimet e fundit sugjerojnë se metoda me të cilën i gatuani ndikon në masën e vlerave ushqyese që merrni prej tyre. Nga mënyrat më të mira janë gatimi i tyre më mikrovalë ose në zgarë, të cilat ruajnë vlerat e tyre antioksiduese. Dhe në fakt  kërkimet tregojnë se skuqja apo zjerja e kërpudhave rezulton në humbjen e vlerave të tyre. Prandaj rekomandohet pjekja e tyre me pak vaj, mundësisht ulliri.

"Kur kërpudhat gatuhen në mikrovalë ose në zgarë përmbajtja e polifenoleve dhe e aktivitetet e tyre antioksidues rritet, pa humbje në vlerat parësore," shpjegon bashkë-autorja e studimit Irene Roncero. "trajtimet me skuqje apo zierja sillnin humbje në proteinat  dhe anti-oksidantët, kryesisht prej shkrirjes së substancave të rëndësishme në ujë ose në vaj”, shton ajo

Për studimin kërkuesit morën në konsideratë tre varietetë më popullore të kërkudhave: Agaricus bisporus (kërpudhat e bardha të rrumbullakta), Lentinula edodes (shiitake), Pleurotus ostreatus (kërpudhat në formë midhjeje), të rritura në dhoma laboratorike.

Studimi tha se ato ishin një burim i konsiderueshëm fibrash e proteinash, por me sasi të vogla kalorish dhe yndyrnash. Kërkudhat kishin gjithashtu vitamina B1, B2, B12, C, D, si dhe zink dhe selenium. Studimet tregojnë se konsumi i tyre mund të parandalojë kancerin e gjirit dhe forcojnë sistemin imunitar, dhe gjithashtu ndihmonin në luftimin e sëmundjeve si gripi, i ftohti dhe disa infeksione seksuale.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.