Qumështori tradicional, shije e papërsëritshme, ja receta

qumeshtor

Në fëmijëri, kjo ishte pjata e preferuar e të gjithëve. Shumica e preferonin të ëmbël, prandaj edhe ne po japim versionin pak të aromatizuar të saj; por nuk ishin të pakët edhe ata që e donin të kripur. 

Sido që të ishte, tava nuk ngelej asnjëherë bosh. Pak për shije e pak për nostalgji, po sjellim recetën.

PËR 6 PERSONA: 
80g miell, 2 vezë të plota, 200ml qumësht, 2 të verdha veze, 80g sheqer, 5 g vanilje, pak sheqer për sipër.

Skuqim miellin në pak gjalpë dhe pastaj shtojmë qumështin dhe 2 vezët e plota dhe e trazojmë në zjarr të ngadaltë derisa të trashet. E heqim nga zjarri dhe ehedhim në një tavë, mundësisht tavë dheu. I hedhim sipër 2 të verdhat e vezëve të rrahura dhe pak sheqer dhe e fusim në furrë me 180 gradë për 25-30 minuta. Shërbehet e ftohtë.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.