Një recetë e shijshme për makaronat

Makarona

Përbërësit:

▪ 1 lugë vaj ulliri
▪ 1 qepë të grirë
▪ 4 thelpinj hudhre të grirë
▪ 1 lugë e vogël kripë,
▪ 1 paketim spageta
▪ 3 filxhanë domate të vogla të prera përgjysmë
▪ 2 filxhanë borzilok të freskët
▪ ½ filxhan ujë
▪ 300 g suxhuk të grirë
▪ kripë
▪ piper
▪ 1 filxhan parmezan apo kaçkavall, sipas dëshirës

Përgatitja:
Në vajin e ullirit fërgoni qepën dhe hudhrën, pastaj shtoni përbërësit e tjerë në të njëjtën tenxhere.

Qitni ujë, prisni të vlojë dhe uljani zjarrin dhe zieni 10 minuta, apo derisa spagetat të zihen.

Uji do të avullohet dhe do të mbetet tamam mjaftueshëm sikur salcë e mrekullueshme.

Shtoni kaçkavall, kripë, piper – dhe shijojini.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.