Si të përgatisim krepa?

000.3receta krepa me cokollate apo qershi3165165814

Për brumin:
• 200g miell 
• 2 vezë 
• 40g sheqer 
• 500ml qumësht 
• 1 majë thike kripë

Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre reçelra të ndryshëm për t’i servirur
Përgatitja:
1.Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.

2.Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan. 

E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.

3.I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, etj.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.