Byrek i ëmbël me krem pastiçerie
Byrek të ëmbël me një krem të përgatitur me qumësht, vezë, miell dhe sheqer. Të spërkatur me sheqer pluhur dhe kanellë.
Përbërësit:
-5 petë shtëpie
- një filxhan me vaj dhe gjalpë
-pak sheqer pluhur
-pak kanellë.
Përbërësit për kremin:
- 1,5 litër qumësht
-8 lugë gjellë me miell
-6-8 lugë gjelle me sheqer
- 1 lugë gjelle gjalpë
- pak kripë dhe 2 vezë.
Përgatitja:
Në fillim përgatisim kremin. I hedhim të gjithë përbërësit për kremin, përveç vezëve, në tenxhere të ftohta siç janë dhe trazojmë gjithmonë derisa të trashet si krem.
E heqim nga zjarri, e lemë 10 min të bjerë temperatura e zierjes dhe hedhim vezët e rrahura me nje pirun.
Trazojmë dhe e lemë të ftohet derisa të hapim petët. Lyejmë tepsinë me përzierjen vaj+gjalpë dhe shtrojmë petët një nga një duke sperkatur me pak sheqer pluhur, kanellë dhe vaj+gjalp. 2 petët e para i hapim edhe jashtë tepsisë ndërsa 3 të tjerat i hapim brenda tepsisë.
Hedhim kremin, palosim anët e petëve që kanë dalë jashtë tepsisë duke i sperkatur edhe anët me sheqer dhe vaj.
Hedhim pak vaj sipër kremit dhe e pjekim për rreth 40 min në 180 - 200 gradë. Kur e presim në copa spërkasim me sheqer pluhur dhe kanellë.
Sheqer hedhim pak që të mos dalë e embël shumë.
LEXO TE NGJASHME