Kek me krem qumështi dhe qershi

maxresdefault15586332

Tani që çmimi i qershive është ulur, mund t’i përdorim edhe në ëmbëlsira apo t’i bëjmë reçel. Sot kemi përgatitur këtë kekun e shijshëm të cilit i kemi shtuar edhe pak pana.

Koha e përgatitjes - 20 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 24, me vrimë në mes:
●250 g miell 
●170 g sheqer
●3 vezë
●250 g pana për ëmbëlsira (nuk do ta rrihni, do ta përdorni lëng) 
●lëkura e një limoni organik 
●1 bustinë vanilje 
●1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
●250 g qershi pa bërthamë

Përgatitja:
Ndezim furrën me 180 gradë.
Në robot (ose me rrahësin elektrik të vezëve), rrahim vezët me sheqerin për 8 minuta derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë më pas miellin, vaniljen, sodën, dhe në fund panën. Gjatë gjithë kohës do të përdorim rrahësin elektrik. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe miell, vendosim sipër kokrrat e qershive dhe e pjekim për afro 45 minuta, por gjithmonë bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, pasi jo të gjitha furrat pjekin njëlloj.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.