Fileto pule me salcë limoni dhe portokalli, recetë e thjeshtë dhe e shijshme

fileto1

Receta perfekte për të përgatitur filetot e pulës me salcë limoni dhe portokalli, me një shije shumë të veçantë.

Përbërësit:

-200 gr filetë pule
-1 limon
-1 portokall
-1 gotë verë e bardhë
-1 lugë gjelle gjalpë
-vaj ulliri
-kripë
-piper
-majdanoz

Përgatitja:

Prejeni fileton, limonin dhe portokallin në 2 pjesë.

Në një tas të vogël shtrydhni limonin dhe portokallin. Skuqni filetot në një tigan me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Shtoni 1 gotë verë të bardhë, lëngun e limonit dhe portokallit dhe 1 lugë gjelle gjalpë. Gatuajini për disa minuta, shkruan shije.al.

Vendosini në një pjatë për servirje. Dekorojini me salcë dhe majdanoz.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.