Omëletë e veçantë me kunguj dhe domate

tarte tatin me kungulleshka dhe domate

Një pjatë e thjeshtë, por shumë e shijshme. Mund të konsumohet dhe si vakt i plotë po ta shoqëroni me ndonjë sallatë apo patate furre.

Përbërësit
-200 gr kungull
-100 gr mëlçi pule
-50 gr sallatë jeshile
-5 kokrra vezë
-4 domate
-vaj ulliri (ekstra i virgjër)
-gjalpë
-kripë
-piper

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë recetë, rrihini vezët në një tas, hidhjuni kripë dhe piper.

Ndajini në copa kungujt dhe skuqini me pak gjalpë dhe sallatën e ndarë në shirita në tiganin ku do bëni omëletën.

Pas 5 minutave hidhni dhe vezët sipër perimeve, mbulojini dhe gatuajini në flakë mesatare për 7 minuta dhe me ndihmën e një pjate kthejeni omëletën në anën tjetër dhe skuqeni edhe për 3-4 minuta duke ulur flakën.

Ndërkohë në një tigan tjetër, skuqni mëlçitë e ndara në copa me pak gjalpë, hidhni kripë dhe piper.

Hidheni omëletën në pjatë dhe kompletojeni me copat e mëlçisë dhe shërbejeni të ngrohtë, të rrethuar me domatet e qëruara, të prera dhe pa fara. Hidhjuni dhe pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.