Sallata perfekte me patate

c078d7f52ad42785b23c5988199b4b96

Nëse patatet i keni ushqimin tuaj të preferuar, kjo recetë do t’ju shijojë pa masë. Është një pjatë unike, që përgatitet në një mënyrë krejt ndryshe nga sallata e zakonshme me patate.

Përbërësit:

-8 patate
-200 gram proshutë
-450 gram djathë
-½ qepë
-1 gotë majonezë
-¼ gotë ullinj
-Kripë
-Piper

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 165 gradë Celcius. Lyeni një tavë me pak yndyrë dhe lëreni mënjanë.

Prejini patatet dhe vendosini në një enë me ujë. Ziejini në temperaturë mesatare për 10 minuta. Kullojini dhe lërini mënjanë.

Në të njëjtën kohë skuqni proshutën derisa të marrë një ngjyrë kafe.

Në një tas të madh kombinoni patatet, djathin, qepën, majonezën, kripën dhe piperin. Hidhini në tavë dhe spërkatini me proshutë dhe ullinj.
Piqini për 1orë, derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.