Petullat Berlina, ja si t'i përgtisim

326

Petulla Berlina, një recetë e thjeshtë dhe e shijshme nga tradita jonë. 

Përbërësit: 500 gr miell, 40 gr tharmë, 125 ml qumësht, 100 gr sheqer, 100 gr margarinë, 1 vezë, yndyrë për pjekje.

Përgatitja: 

Në fillim hedhim miellin në një enë, më pas shtojmë tharmin e bukës dhy e zbusim me qumësht të vakët. 

Rreth miellit hedhim sheqer,pak kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa. 

Më pas, të gjithë përbërësit i përziejmë së bashku. Ngadalë shtojmë edhe vezën dhe vazhdojmë të përziejmë brumin derisa ky i fundit të ndahet nga ena. 
Psataj e mbulojmë dhe e lemë 30 minuta të vijë. 

Brumin e ardhur e hedhim mbi tryezë dhe e hapim me një petë me trashësi 2 cm. P

astaj me anë të një gote e presim petën në rrathë. Më pas shtrohet miell, vendosen petullat e ndara dhe lihen të vijnë sërish 15-20 minuta. 

Në fund i skuqim në tigan.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.