Ëmbëlsirë e ftohtë dhe e shijshme me kos dhe luleshtrydhe

torta ok 333 710314749

Një ëmbëlsirë e lehtë me kos që përgatitet me vetëm 4 përbërës. Do t’ju shijojë së tepërmi në këto ditë të ngrohta me diell.

Përbërësit:
-450 gram luleshtrydhe të freskëta
-½ limon
-400 gram kos
-150 gram sheqer

Përgatitja:
Pastroni luleshtrydhet dhe vendosni në një blender. Shtoni në të edhe lëngun e limonit dhe lërini derisa të merrni një masë homogjene.

Hidheni në një enë dhe lëreni për 1 orë. Shtoni më pas në të kosin dhe sheqerin dhe përiejini sërish derisa të bëhet një masë e butë, shkruan shije.al.

Vendoseni përzierjen në një enë të qëndrueshmme dhe vëreni në frigorifer të ngrijë për disa orë.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.