Të thjeshta dhe të shpejta, brusketa me avokado

auto ufdihgiudfg1492956763

Kjo recetë është kaq e thjeshtë për t’u përgatitur dhe përbërësit mund t’i gjeni lehtësisht.

Përbërësit:

-1/2 bagetë
-100 gr gjalpë
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-1 avokado
-4 domate
-1 qepë e kuqe
-kripë
-piper

Përgatitja:

Vendosni gjalpin dhe 1 lugë gjelle vaj në një tigan dhe shkrijini në temperaturë mesatare.

Prejeni bagetën në copa mesatare dhe renditini në tigan. Skuqini për 30 sekonda dhe më pas vendosini në një pjatë.

Bëjeni avokadon pure dhe kombinojeni me domatet e grira, qepën, pak kripë dhe piper. Përziejini mirë.

Vendosni mbi çdo copë bagete pak nga përzierja me avokado.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.