Lëngu i kungullit, kokteji që të bën të lumtur!

succo di zucco 980x5711

Kungulli i verdhë është protagonisti i stinës së vjeshtës dhe i fillimit të dimrit! Thuajse të gjitha recetat vërtiten reth tij! Sot, nuk kemi asnjë recetë të ndërlikuar me të! Mjafton edhe vetëm lëngu për të përfituar nga vlerat e tij ushqyese!

Ndër të tjera, lëngu përmban më pak kalori nga çdo gatim. Është i pasur në fibra, proteina dhe antioksidantë! Me një përmbajtje të lartë të betakarotenit dhe vitaminës A, mbron shikimin dhe sistemin imunitar.

Si ta përgatisni?
Pastroni kungullin nga lëkura dhe farat e brendshme (të cilat nuk duhet t’i hidhni)priteni në kubikë dhe kalojeni në frulator bashkë me një mollë, shkruan Living.

Nëse e doni më të ëmbël, mund të shtoni një lugë mjaltë dhe pak kanellë! Ndryshe nga lëngjet e tjera që pihen menjëherë, ai i kungullit duhet të pushojë pak në frigorifer, i mbuluar, për t’u konsumuar më vonë!

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.