Akullore të shëndetshme pa sheqer
Akulloret e bëra vetë në shtëpi janë një dashuri më vete. Kjo është një recetë shumë e shëndetshme sepse nuk duhet të përdorni sheqer. Fëmijët do t’i lumturoni pa masë nëse u përgatisni këtë recetë të shëndetshme me vetëm 4 përbërës.
Përbërësit:
-1 ½ gota qumësh bajamesh
-2 banane
-½ gotë luleshtrydhe
-½ lugë çaji ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Shtoni qumështin e bajameve, bananen, luleshtrydhet dhe ekstraktin e vaniljes në një blender. Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene.
Tranferojeni përzierjen në një tas dhe vendoseni në frigorifer. Lëreni të ngrijë për rreth 4 orë dhe më pas është gati për t’u shërbyer.
LEXO TE NGJASHME