Vezë të ziera dhe të skuqura njëkohësisht, ja receta
E keni provuar shijen e mrekullueshme të vezëve të ziera dhe të skuqura njëkohësisht? Nëse jo, është koha ta gatuani këtë recetë dhe më shumë siguri do t’ju pëlqejë shumë.
Përbërësit:
-4 vezë
-2 lugë gjelle gjalpë
-Kripë
-Piper
Përgatitja:
Vendosni vezët në një enë dhe mbulojini me ujë. Vendosini në zjarr të ziejnë për 10 minuta. Largojini më pas vezët nga uji dhe lërini të ftohen. Qërojini dhe prejini në copa të mëdha. Shkrini gjalpin në një tigan në temperaturë mesatare. Skuqni vezët për 2 minuta nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të artë. Spërkatini me pak kripë dhe piper.
LEXO TE NGJASHME