Supa më e shijshme me qumësht dhe perime
Një supë e ushqyeshme me perime, ideale për të gjithë familjen. Qumështi i shtuar e bën atë shumë herë më të veçantë në shije. Ja si ta përgatisni…
Përbërësit:
-1 ½ gota me perime të miksuara (patate, karota, bizele)
-1 qepë
-2 lugë gjelle gjalpë
-3 gota qumësht
-1 ½ lugë gjelle miell
-1 filxhan çaji ujë
Përgatitja:
Shkrini gjalpin në një tigan dhe skuqni në të qepën për rreth 1 minutë. Shtoni perimet dhe skuqini për 3 minuta.
Hidhni më pas ujin dhe ziejini perimet derisa të zbuten, shkruan shije.al.
Miksoni qumështin dhe miellin në një tigan dhe trazojini mirë.
Shtojeni më pas te perimet dhe përziejini që përbërësit të kombinohen plotësisht dhe ziejini për 5 minuta më tepër.
Servireni supën të ngrohtë.
LEXO TE NGJASHME