Llokum? Jo, ëmbëlsirë katrore me kokos

00.8embelsire2032516564

Përbërësit:
-2 vezë,
-200 gr miell,
-50 gr kakao,
-10 gr pluhur për pjekje (1 qese të vogël)
-200 ml qumësht,
-100 ml vaj,
-100 gr sheqer,
-1 litër qumësht,
-6 lugë sheqer,
-7 lugë grizë,
-200 gr kokos

Përgatitja:

Së pari përgatisim mbushjen me kokosin në një enë e vendosim qumështin të vlojë, ndajm vetëm pak qumësht sa të tretim grizën dhe sheqerin. Në qumështin që vlon shtojmë përzierjen dhe e ziejmë derisa të trashet, pastaj e largojmë nga zjarri shtojmë kokosin dhe e përziejmë mirë.

Derisa mbushja të ftohet përgadisim përbërësit për petën i përziejmë të bardhat e vezës me sheqerin derisa të shkrihet sheqeri, pastaj shtojme të verdhat e vezës një nga një duke i përzierë. Më pas shtojmë vajin dhe qumështin duke i përzierë vazhdimisht.

Shtojmë dhe miellin e përzierë me pluhurin për pjekje dhe kakaon dhe e përziejmë me tel dore.

Kallepin 25×35 e lyejm dhe qesim gjysmën e masës për pandispanjë, pjekim për 6-7 minuta dhe pastaj e nxjerrim nga furra i qesim mbushjen me kokosin, e rrafshojmë mirë dhe qesim gjysmën tjetër për pandispanjen. Kallepin e kthejm në furrë edhe për 25-30 minuta, ose derisa pjekja vërtetohet me rrëmojce.

Pas pjekjes e largojme kallepin nga furra, e kthejm përmbys pas disa minutave dhee lyejm me glazurë çokollate të shkrirë dhe më pas me kokos. Pas pjekjes e largojmë kallepin nga furra, e kthejm përmbys pas disa minutave dhe e lyejm me glazurë çokollate të shkrirë dhe më pas me kokos. Në fund e presim në katrorë sipas dëshirës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.