Akullore me fistiqë, e thjeshtë dhe e shijshme

000.1akullore2012515

Përbërësit:

1 filxhan fëstëk (të pastruar pa kripë)
3/4 filxhan sheqer
2 filxhan qumësht i paskremuar
1/2 lugë gjelle ekstrakt bajamesh
4 kokrra vezë (të verdhat)
1 filxhan pana
3/4 filxhan fëstëk të pjekur (pa kripë)

Përgatitja:

Grini në grirësen elektrike 1 filxhan me fëstëk së bashku me pak sheqer. Hiqini prej andej dhe hidhini në një tenxhere të madhe së bashku me qumështin.

Lërini të ngrohen, më pas hiqini nga zjarri dhe shtojini ekstraktin e bajames.

Rrihni vezët me pjesën tjetër të mbetur të sheqerit dhe përziejeni gradualisht në qumështin e nxehtë.

Lëreni tenxheren me të gjithë përbërësit në zjarr.

Gatuajeni në temperaturë të ulët, derisa përbërësit të fillojnë të marrin një trajtë më kremoze.

I gjithë ky proces do të zgjasë jo më shumë se 10 minuta, shkruan shije.al.

Më pas hidheni kremin në një tas dhe lëreni të ftohet për gati dy orë.

Shtoni fëstëkët e pjekur që kanë ngelur dhe panën për ëmbëlsira. Hidhini në makinën e akullores dhe veproni sipas udhëzimeve që ajo ka.

Vendoseni në frigorifer të ftohet për disa orë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.