Akullore me çokollatë në kushte shtëpie

00.1akullore cokollate51516515484

Përbërësit


250ml qumësht
250ml krem pana
100gr cokollate te zeze
100gr sheqer
2 të verdha veze
1luge miell

Si fillim, vemë çokollaten e zezë për t’u shkrire.

Ndërkohë ziejmë qumshtin bashkë me miellin për disa minuta duke i përzierë vazhdimisht derisa të formohet një përbërje kremoze jo shumë e trashë. 

E heqim nga zjarri, shtojme dalengadale cokollaten e shkrirë duke vazhduar perzierjen me kujdes, mbulojme siperfaqen me letër celofoni në mënyrë që të mos zerë një shtresë të hollë dhe e lëmë përbërjen të ftohet në temperaturë ambjenti.

Rrahim me ndihmën e një rrahësi elektrik të verdhat e vezëve me sheqerin për disa minuta derisa të përftojmë një mase me ngjyrë të hapur. Kur përbërja me çokollate të jetë ftohur, shtojmë në tenxhere edhe vezët me sheqerin duke i përzierë mirë dhe i vendosim të gjitha ne zjarr shumë të ngadaltë (ose ne banjomari).

Në këtë fazë duhet të përftojmë një krem të cilin e lëmë të ftohet përsëri dhë vëtëm kur të jetë ftohur plotësisht, shtojmë panën për ëmbëlsira dukë e rrahur edhe për pak minuta me mikser.

E hedhim kremin në tenxheren e çelikut që kemi vënë paraprakisht në akull. Ky është momenti kyç i të gjithë procedurës. Akullorja duhet të përzihet të paktën 6 herë në 3 orë, pra çdo 30 minuta për 3 orët e para, në mënyrë që të thyhen kristalët e akullit që formohen në fillim, të ngrijë uniformë dhe të qëndrojë kremozë. 

E lëmë në frigorifër edhe per 5 orë të tjera, ose akoma më mirë gjithë natën.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.