Bukë e embël me mollë për një vakt të shijshëm

00.8buke molle25165158

Bukë e ëmbël me mollë dhe kanëllë ashtë ajo që ju duhet për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot energji. Provoni ta gatuani për të provuar shijen e saj të mrekullueshme.

Përbërësit:

-2 mollë
-2 gota miell
-2 vezë
-1/2 filxhan gjalpë
-1 filxhan sheqer
-1 lugë çaji sodë buke
-1/2 lugë çaji kripë
-1 lugë çaji kanellë
-1/2 lugë çaji karafil

Përgatitja:

Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 175 gradë Celcius.

Në një tas shtoni gjalpin dhe sheqerin dhe përziejini ngadalë derisa të zbuten.

Në një enë tjetër shtoni miellin, sodën e bukës, kripën, kanellën dhe karafilin. Shtoni në të edhe masën e gjalpit me sheqer dhe përziejini ngadalë.

Më pas hidhni edhe mollët e copetuara imët dhe gatuajeni brumin me duar në mënyrë që të ngjeshet më mirë.

Lyeni enën e pjekjes me pak yndyrë dhe vendosni në të brumin e përgatitur.

Vendoseni në furrë të piqet për rreth 1 orë, derisa të marrë një ngjyrë kafe të errët.

Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra, lëreni për 15 minuta dhe më pas mund ta largoni nga ena e pjekjes.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.