Komposte qershie me limon në kushte shtëpie, ja receta

000.2komposto qershie2312515158

Nëse edhe juve ju pëlqen shumë akullorja e shoqëruar me komposto apo reçel qershie, tani jeni në kohën më të mirë për ta përgatitur vetë, bazën e qershive. Sigurisht, mund ta përdorni edhe në ëmbëlsira të ndryshme, e rëndësishme është që ta bëni!

Përbërësit për dy vazo të vogla:
-1 kg qershi
-100 gr sheqer i bardhë
-40 gr sheqer kaf
-500 ml ujë
-1 bustinë vanilje
-lëkura e grirë e një limoni 
-50 g lëng limoni

Përgatitja:
Pastroni qershitë nga bërthama dhe hidhini në një enë ku do të shtoni dy llojet e sheqerit, lëngun e limonit dhe lëkurën e tij. 

Përziejini mirë dhe vendosini në zjarr të ngadaltë deri sa të shihni bulëzat e para të zierjes, shkruan Living. Në këtë moment, ulni temperaturën e zjarrit dhe shtoni vaniljen.

Lëreni edhe për 40 minuta të tjera dhe më pas do të jetë gati. Pasi të ftohet, shpërndaheni nëpër enët e qelqit.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.