Konsumoni dy gota në ditë nga kjo pije dhe nuk do t´ju dhembin më muskujt
Zgjoheni çdo mëngjes me dhimbje të forta muskulore? Me siguri që është një gjendje shumë stresuese e cila bën që të kaloni një ditë jo të mirë. Kjo shkaktohet kryesisht nga lodhja e tepërt, mungesa e lëvizjes, pozicioni i keq i mbajtjes së trupit apo edhe stresi.
Këto dhimbje mund të lehtësohen pas një ose dy ditësh, me një masazh ose dush të ngrohtë. Por, në rastin e dhimbjeve kronike ne ju rekomandojmë një ilaç natyral që përbëhet nga nga kanella dhe mjalti.
Shtoni edhe pak xhenxhefil dhe do të veprojë si një anti-inflamator natyral shumë i fuqishëm.
Përbërësit:
-1 fetë xhenxhefil
-1 lugë gjelle mjaltë
-1 lugë çaji kanellë
-1 gotë ujë
Përgatitja dhe përdorimi:
Vloni ujin në një enë të vogël në temperaturë mesatare. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë. Shtoni në të xhenxhefilin dhe kanellën dhe përziejini mirë, shkruan shije.al. Mbulojini me kapak dhe lërini për 10 minuta.
Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltin. Pijeni këtë pije dy herë në ditë derisa të eliminoni dhimbjet e muskujve. Është shumë herë më efektive nëse të paktën njërën gotë ta pini në mëngjes.
LEXO TE NGJASHME