Biskota me mjaltë dhe limon, te thjeshta dhe të shpejta
Këto biskota janë ideale për të shoqëruar një filxhan çaji apo kafeje. Kanë një shije shumë të veçantë, të përshtatshme për të gjithë familjen apo miqtë.
Përbërësit:
-100 gram gjalpë pa kripë
-100 gram sheqer
-1 vezë
-1 lugë çaji pluhur pjekje
-225 gram miell
-½ lugë çaji kripë
-5 lugë gjelle mjaltë
-4 lugë gjelle kos
-2 lugë çaji lëkurë limoni e grirë
-½ lugë çaji ekstrakt limoni
Për shtresën e sipërme:
-125 gram sheqer pluhur
-2 lugë gjelle lëng limoni
-2 lugë çaji lëkurë limoni e grirë
Përgatitja:
Në një tas të vogël miksoni gjalpin dhe sheqerin. Hidhni edhe vezën dhe trazojini derisa të merrni një përzierje homogjene.
Kombinoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën në një tas të madh, shkruan shije.al.
Shtoni në të mjaltin, kosin, lëkurën dhe ekstraktin e limonit si dhe përzierjen me gjalpë. Përziejini mirë derisa të bëni një masë brumi të qëndrueshme.
Formoni rreth 18 biskota, sipas formës që dëshironi. Renditini në një tavë dhe vendosini në furrë të piqen për 10-12 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.
Në një tas të vogël kombinoni sheqerin pluhur dhe lëngun e limonit. Përziejini mirë dhe lyeni biskotat me të me anë të një furçe. Spërkatini edhe me pak lëkurë limoni të grirë.
LEXO TE NGJASHME