Vezë të gatuara ndryshe, në shportëza
Receta është thuajse gati që sa i përmend emrin. Mjafton të keni petën në shtëpi dhe vështirësia është njësoj si e skuqjes së vezës.
Për 4 shportëza:
-1 petë brise
-150g pançetë e ëmbël feta
-200g djathë Cheddar
- 4 vezë, ¼ gotë qumësht
-pak kripë, piper i zi
-arrë muskat e grirë.
Përgatitja:
Nxehim furrën në 220 gradë C. Ndajmë petën në 4 pjesë të barabarta dhe e përshtatim secilën në një formë cupcake të lyer më pare me pak gjalpë. I pjekim për 8 – 10 minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë, shkruan Living.
Pasi piqen, i nxjerrim nga format dhe ulim temperaturën e furrës në 175 gradë C. Në fundin e çdo shportëze vendosim nga dy feta pançetë, pastaj i spërkasim me djathë të grirë.
Mbi secilën çajmë nga një vezë. I shtojmë nga 1 lugë qumësht dhe arrë muskat e piper të zi dhe i pjekim në një tavë me letër furre për 15 – 20 minuta.
LEXO TE NGJASHME