Për ditët e nxehta të verës, akullore me shalqi
Vera po vjen dhe i nxehti përvëlues na nxit që të kërkojmë lëngje të freskëta dhe akullore. Më poshtë po ju tregojmë një recetë për akullore të bërë nga duart tuaja.
Përbërësit
5 kg shalqi
150 gr sheqer
80 gr niseshte
1 lugë çaji kanellë pluhur
3-4 lugë gjelle qitro (e sheqerosur në copa)
2-3 lugë gjelle çokollatë (në copa)
1 lugë gjelle ujë trëndafili (ose ujë jasemini)
Përgatitja:
Shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene. Kjo masë kalohet në tenxhere, përzihet me sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar.
Vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.
Pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata, shkruan shije.al.
Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer për disa orë.
Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet.
LEXO TE NGJASHME