Sallatë e thjeshtë me avokado
Shtojini avokado sallatës tuaj të përhershme verore dhe përfitoni një recetë të shijshme, të freskët dhe të shëndetshme.
Përbërësit:
domate
2 kastravec
1 avokado
3 qepë e njomë
vaj ulliri
1 lime
gjethe menteje
kripë
Përgatitja:
I prisni në kubikë të gjithë përbërësit dhe hidhini në një tas bashkë me gjethet e mentes.
Në një tas tjetër të thellë hidhni lëngun e limës, kripën dhe vajin e ullirit dhe rrihini fort derisa të krijoni një dressing të lidhur.
Shtoni dressing mbi sallatë dhe shërbejeni.
LEXO TE NGJASHME